Site icon Telegrafi

Nipërit, arsyeja pse McCartney nuk tymos më marihuanë

Paul McCartney ka thënë se ka kohë që nuk tymos më kanabis, pasi nuk dëshiron të japë shembull të keq për nipërit e tij.

72-vjeçari, i cili ka pesë fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, thotë se për herë të fundit ka tymosur “shumë kohë më parë” dhe tani preferon një gotë vere apo një pije margarita, transmeton Top Channel.

“Nuk e bëj më këtë gjë. Pse? E vërteta është se nuk dua të jap shembull për fëmijët dhe nipërit”.

“Është çështje prindërimi. Dhe më parë, kur endesha rrugëve të Londrës, e mbaja larg syve të fëmijëve të mi”, ka thënë ai për Daily Mirror.

Në një rrëfim të mëhershëm, legjenda e “The Beatles” ka treguar se për herë të parë kishte konsumuar marihuanë në vitin 1964, kur ia kishte ofruar Bob Dylan.

Në janar të vitit 1980, McCartney u arrestua në Japoni, pasi policët i gjetën 225 gramë marihuanë në bagazhet e tij. Asokohe, ai kaloi 10 net në një burg të Japonisë, para se të lirohej e të deportohej. /Telegrafi/

Exit mobile version