Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz i ka filluar takimet me krerët politik dhe partiak të Maqedonisë.
Pas arritjes në Shkup, Nimetz deklaroi se pret që edhe në Shkup te ketë takime të frytshme, sikur ato në Athinë.
Gjat ditës së sotme, Nimetz tashmë ka realizuar takime me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, si edhe me kryeministrin Zoran Zaev.
Pas tyre do të takohet me ministrin e Punve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, që më pastaj të kenë një konferencë shtypi të përbashkët.
Nimetz do të takohet edhe me krerët politik, Hristijan Mickoski nga OBRM-PDUKM-ja dhe Ali Ahmeti nga BDI-ja./Telegrafi/