Matthew Nimetz, ndërmjetësuesi në bisedimet për çështjen e emrit, sipas burimeve te Plusinfo, u tha se nuk do të takohet me kryetarin e OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevskin, por një gjë të tillë vetë Gruevski në profilin e tij zyrtar e dematon. Ai ka publikuar video gjatë takimit me Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nimetz pas bisedimeve me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, pak më parë ka zhvilluar takim edhe me Gruevskin.
Nemetz sot në mëngjes është takuar edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e MPJ-së Nikolla Dimitrov, kurse dje ka zhvilluar takim me kryetarin e RM-së, Gjorge Ivanov. /Telegrafi/