Site icon Telegrafi

Nikolla Poposki: Refugjatët tentuan dhunshëm të kalojnë kufirin

Ministri jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, ka deklaruar se policia kufitare e Maqedonisë është përballur me tentim të dhunshëm të refugjatëve për t’u futur në territorin e vendit, prandaj edhe ka qenë e detyruar që të reagoj, me qëllim pengimin ilegal dhe të pakontrolluar të kalimit të kufirit, transmeton Telegrafi.

Poposki e ka dhënë këtë deklaratë për emisionin ”Newsnight” të ”BBC”. Ai shton se nuk është i vërtetë lajmi për hedhje të gazit lotsjellës ndaj fëmijëve, duke thënë se rreth 400 refugjatë tentuan të kalojnë kufirin dhunshëm.

Sipas tij, vendimi më i mirë për krizën është fokusimi i Bashkimit Evropian (BE) në kufirin e jashtëm të tij dhe në bashkëpunim me Truqinë të sigurojnë regjistrim të qindpërqind të kërkuesve të azilit, të cilët më pastaj do të marrin leje të kalojnë nëpër Maqedoni dhe vendet tjera të Ballkanit drejt Evropës Perëndimore./Telegrafi/

Exit mobile version