Site icon Telegrafi

Nijazi Muhamedi: Shqiptarët shikues të rëndomtë, nuk janë faktor dinamik në zgjidhjen e krizës

Sonte në emisionin “Studio e hapur” e TVNova ku temë debati ishte kriza politike në Maqedoni, kanë diskutuar analistët Aleksandar Panov dhe Nijazi Memedi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Analisti Nijazi Muhamedi ka ndarë konstatimin se gabimi i palës shqiptare është se nuk është faktor dinamik në krizë.

„Ka disa situata të cilët bien në sferën e vlerave të përbashkëta demokratike, ata nuk janë as vlera maqedonase as vlera shqiptare”, ka thënë ai i pyetur për pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjen e krizës politike.

„Por këtu janë ngatërruar shumë gjëra. Njëri dëshiron që shqiptarët të jenë në anën e njërës parti, për shembull të LSDM, të tjerët për anën tjetër që është në pushtet dhe këtu gabimi te partitë shqiptare  është i thellë për sa i përket kësaj krize sepse ata nuk janë faktor dinamik në zgjidhjen e saj, por janë shikues të rëndomtë dhe presin kush do të fitojë“, është shprehur Muhamedi.

Ai më tej ka shtuar se në Maqedoni ka krizë të sistemit partiak dhe demokracia në Maqedoni është në krizë.

„Kur bëhet fjalë për vlerat e përgjithshme të demokracisë ose demokracisë si institucion, tek ne ka degradim të demokracisë si institucion. Tek ne në Maqedoni ka krizë të sistemit partiak”, ka thënë Muhamedi.

Analisti Aleksandar Panov ka deklaruar se më e rëndësishme për sa i përket mediave është mundësia që të gjithë palët të kenë mundësi ta thonë qëndrimin e tyre.

„Themelore është që ai që ka qëndrim më ndryshe se unë apo unë që kam qëndrim ndryshe nga tjetri të kemi mundësi ta shprehim këtë qëndrim dhe populli, njerëzit ti dëgjojnë këto qëndrime. Nuk ka liri ma të madhe se kjo, pa këtë mundësi e gjithë ajo lidhur me atë ligj për mediat bie në ujë“, ka thënë Pandov.

I pyetur për LQMM, ai ka thënë se edhe pse LQMM i takon spektrit të djathtë, prapëseprapë partia në pushtet nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj kësaj lëvizje qytetare.

„Partia OBRM-PDUKM nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj LQMM. Unë përgjigjem për qëndrimet e mia. Nuk përgjigjet as partia, as Gruevski, ka thënë ai./Telegrafi/

Exit mobile version