Mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barella ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra italiane e Interit.
Futbollisti pritet të vesh fanellën zikaltër gjatë sezonit të ardhshëm gjersa Nerazurrët për shërbimet e tij rreth 45 milionë euro.
Barella kaloi pjesën e parë të kontrolleve mjekësore në klinikën Humanitas në Rozzano gjersa të njëjtat do t’i kryej edhe në zyrat e Komitetit Olimpik italian në Milano.
Lojtari do të huazohet për shumën e dhjetë milionë eurove gjersa milanistët janë të detyruar ta blejnë në fund të sezonit do të duhet të ndajnë edhe 35 milionë sosh.
Ndryshe, italiani do të jetë prurja e re e klubit pas transferimit të ish-qendër mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin. /Telegrafi/
Nicolò Barella è pronto per l’Inter: via alle visite mediche ⚫️🔵 @SkySport #calciomercato pic.twitter.com/eOn0jQn7Ox
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 12, 2019