Telegrafi

Nicole Scherzinger vazhdon ta thumbojë Rita Orën

E meqë jemi ende tek Nicole Scherzinger, këngëtarja mësohet t`ja ketë dedikuar ish të dashurit Lewis Hamitlon hitin “Run”.

Nicole e këndoi live në audicionet e X factor, ndersa shpjegoi se kënga përcillte një mesazh të thjeshtë: të vrapojmë nga gjërat që na frikësojnë, dhe që na zhysin në errësirë.

PO ASHTU LEXONI: Lewis Hamilton ia fërkoi shpinën Rita Orës në Ulqin (Foto/Video)

Simon Cowell shprehu qartë mendimin e tij duke thënë se kjo këngë e bënte që të mendonte për Hamilton. Nicole ra dakord me këtë, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se mediat botërore kanë raportuar se këngëtarja shqiptare, Rita Ora dhe piloti i Formula 1. Hamilton janë në lidhje tash e sa kohë.

Dyshja e fundit, madje kanë kaluar edhe disa ditë pranë njëri-tjetrit në plazhet shqiptar të Ulqinit. /Telegrafi/