Telegrafi

Nicole Scherzinger shijon shëtitjen e fundit me të dashurin e saj para se Anglia të izolohet plotësisht

(Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Çifti i njohur, Nicole Scherzinger dhe Thom Evans ,tash e një kohë janë duke qëndruar të izoluar për shkak të krizës globale.

Ditën e djeshme (e hënë), kanë vendosur që të vrapojnë dhe të shijojnë kohën e bukur e ajrin e patër, shkruan Daily Mail. Ajo ka ndarë një fotografi në  Instagram duke shkruar: “Ballë për ballë me diellin. Ah asgjë si frymëmarrja në ajrin e bukur të pastër të natyrës!”.

Nicole dukej magjepsëse në veshjen e saj të firmës ‘Karl Lagerfeld’, dhe duke mbajtur një kapele të bardhë bejsbolli.

Ndërkohë, lojtari i ragbit, Thom kishte veshur pantallona dhe bluzë të thjeshtë dhe dukej tejet i lodhur nga stërvitjet që kishin bërë.

Nicole gjithashtu tregoi lëvizjet e saj mbresëlënëse të fitnesit, pasi mori pjesë në një sfidë e nominuar nga shoqja e saj Kimberly Wyatt.

E gjithë kjo shëtitje kishte ndodhur para se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson të urdhëronte mbylljen e menjëhershme të dyqaneve dhe njoftoi se njerëzit do të gjobiteshin nëse nuk qëndrojnë në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/