Site icon Telegrafi

Nicole Scherzinger shfaqet mahnitëse në bikini gjatë pushimeve në Hawaii

Nicole Scherzinger, 46 vjeçe, ka mahnitur ndjekësit me disa fotografi të reja nga pushimet e saj në vendlindjen e saj, Hawaii.

Këngëtarja u shfaq me bikini të zeza, duke treguar format e saj të tonifikuara pranë një plazhi me ujëra kristal.

Me flokët e lëshuara dhe aksesorë të shkëlqyeshëm, ajo pozoi me vetëbesim, duke bërë edhe një referencë qesharake ndaj personazhit të saj në “Sunset Boulevard”, Norma Desmond, shkruan DailyMail.

“Norma në pushim – pa dramë, vetëm perëndime dielli dhe ylberë”, shkroi ajo në Instagram.

Nicole po shijon një pauzë të merituar pas suksesit të saj në skenën e Broadway-t.

Aktualisht, ajo luan rolin kryesor në versionin e ri të “Sunset Boulevard” në Teatrin St. James në New York, ku ka marrë ovacione të gjata dhe vlerësime të shumta për interpretimin e saj.

Së fundmi, ajo ndau një video nostalgjike nga viti 2008, ku shfaqej pranë teatrove të Broadway-t duke ëndërruar një ditë të ishte në atë skenë – një ëndërr që tashmë është bërë realitet. /Telegrafi/

Exit mobile version