Site icon Telegrafi

Nicole Kidman shpallet ‘Aktorja më e mirë teatrale’ (Foto)

Nicole Kidman është shpallur si “Aktorja më e mirë teatrale”.

Gara vjetore për rolet teatrale e quajtur “WhatsOnStage’, që mbahet në ‘Prince of Wales Theatre’, në Londër, ka shpallur fituese aktoren për rolin e saj në ‘Photograph 51’, transmeton Telegrafi.

Aktorja e njohur u rikthye pas 17 vitesh mungesë në skenën e teatrit për të triumfuar që me rolin e parë.

Në këtë shfaqje Nicole luan rolin e biologes molekulare, Rosalind Franklin, e cila njihet si pioniere në dekodimin e strukturës së ADN-së./Telegrafi/


Exit mobile version