Siç duket për Nicole Scherzinger është e vështirë të përtypë poshtë lidhjen e re të Lewis Hamilton me këngëtaren Rihanna.
Ish ylli i Pussycat Dolls që nga viti 2007-të frekuentohej me pilotin e garave të Formula 1, ndërkohë që në shkurt të këtij viti çifti e mbyllën përfundimisht lidhjen e tyre.
Një burim për revistën britanike Star tregon se është tepër e dhimbshme për Nicole të shohë dhe të dëgjojë lajmet rreth romancës së re të Hamilton me bukuroshen nga Barbados, sikurse ndjenjat ende nuk janë shuar.
Nëse nuk ju kujtohet, ishte vetë Nicole ajo që i dha fund lidhjes për shkak se martesa dhe të pasurit fëmijë, nuk ishin ne planet e 30-vjeçarit.
Ndërkohë Nicole muajin e kaluar shijoi një romancë me futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Pajtim Kasami, por që zgjati vetëm për pak kohë, sa të dy ishin në pushime në Greqi. /Telegrafi/