Site icon Telegrafi

Nico Gonzalez i bën presion Fiorentinës që t’i bashkohet rivalit nga Serie A

Sky Sport Italia këmbëngul se Nico Gonzalez është i pakënaqur te Fiorentina dhe po shtyn t’i bashkohet Juventusit këtë verë.

Anësori i Violas tashmë i ka thënë Zonjës së Vjetër se dëshiron të jetë pjesë e tyre dhe të luajë në Allianz Stadium.

Disa mediume italiane raportuan të martën në mëngjes se presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, kishte bllokuar transferimin e tij në Torino, pavarësisht blerjes së mundshme të Albert Gudmundsson nga Genova.

Sky, megjithatë, raporton se kalimi i Nicos në Juventus aktualisht është në pritje sepse Fiorentina po pret të nënshkruajë me Gudmundsson nga Genoa.

Sipas transmetuesve italianë, Fiorentina kishte premtuar se do të shiste Nicon këtë verë pasi kishte refuzuar ofertat e mëparshme nga Leicester City dhe Brentford.

Lexo po ashtu E kryer, Juventusi arrin marrëveshje me Fiorentinën për transferimin e yllit argjentinas

Sky shton se Nico tashmë ka arritur një marrëveshje me Juventusin dhe Atalantën, por bardhezinjtë janë në rreshtin e parë për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas.

Nico, 26 vjeç, shënoi 16 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat me Fiorentinën në 2023-24, dhe kontrata e tij në Stadio Franchi skadon në qershor 2028. /Telegrafi/

Exit mobile version