Këngëtarja Nicki Minaj ka folur për jetën e saj romantike duke thënë se kërkon shumë nga i dashuri i saj.
Reperja gjithashtu ka zbuluar se pas dhjetë vjetësh e sheh veten si nënë që punon nga shtëpia.
Duke folur për revistën “Cosmopolitan”, Minaj ka thënë se i pëlqen të jetë dominuese mirëpo më shumë ëndërron të jetë nënë e mirë për fëmijët e saj.
“Pas dhjetë vjetësh e shoh veten nënë. Do të kem dy fëmijë, vetëm nëse burri im dëshiron tre. Do të ushtroj më shumë në palestër dhe do të punoj nga shtëpia”, ka thënë Minaj. /Telegrafi/