Site icon Telegrafi

Nick Carter reagon pas vdekjes së Aaronit: Edhe pse kemi pasur një marrëdhënie të komplikuar, dashuria ime për të nuk është zbehur kurrë

Foto: Shutterstock

Nick Carter iu drejtua marrëdhënies së tij ‘të komplikuar’ me të vëllanë e ndjerë, Aaron Carter, në një shkrim të përzemërt pas vdekjes tragjike të këngëtarit të shtunën.

“Zemra ime është thyer sot”, filloi ai me disa fotografi të tij dhe Aaron gjatë viteve.

“Edhe pse vëllai im dhe unë kemi pasur një marrëdhënie të komplikuar, dashuria ime për të nuk është zbehur kurrë”.

Nick Carter dhe Aaron (Foto: Shutterstock)

“Gjithmonë kam mbajtur shpresën, se ai do të donte disi, një ditë të ecte në një rrugë të shëndetshme dhe përfundimisht të gjente ndihmën që kishte aq shumë nevojë. Ndonjëherë duam të fajësojmë dikë ose diçka për një humbje. Por e vërteta është se varësia dhe sëmundja mendore është keqbërësi i vërtetë këtu”.

Lexo po ashtu Aaron Carter planifikoi ta shiste shtëpinë ku vdiq në Lancaster

Anëtari 42-vjeçar i “Backstreet Boys” përfundoi: “Do të më mungojë vëllai im më shumë nga ç’do ta dijë ndonjëherë. Të dua…tani ke mundësinë të kesh më në fund një paqe që nuk do ta gjeje kurrë këtu në tokë… Zot, të lutem kujdesu për vëllanë tim të vogël”.

Nick dhe Aaron (Foto: Instagram)

Aaron u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni më 5 nëntor në moshën 34-vjeçare.

Ai vdiq në vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni, të cilën mendohej se po planifikonte ta shiste.

Aaron Carter (Foto: Shutterstock)

Reperi ka lënë pas një djalë, Prince Lyric Carter, të cilin e mirëpriti në nëntor 2021 me partneren e tij të re, Melanie Martin. /Telegrafi/

Exit mobile version