Site icon Telegrafi

Nice ia hap dyert për largim Dalbertit

Nice ka njoftuar se ka hapur derën për Dalbert Henriquen për t’u bashkuar me Interin pas shfaqjeve të tij ‘zhgënjyese’ në ndeshjen para sezonale.

Mbrojtësi brazilian që një kohë të gjatë është në radarin e gjigantit italian, Interit.

Lexo po ashtu Interi gjithmonë më afër Dalbert e Karamoh

Interi e sheh Dalbertin si një futbollistë të rëndësishëm në pozitën e mbrojtësit të majtë në sezonin e ri.

Në fillim kishte probleme, pasi skuadra franceze, Nice, nuk e lëshonte, por sipas Tuttosport, tani klubi dhe trajneri Lucien Favre e kanë dhënë dritën jeshile për largimin e tij.

Tani mbetet për t’u parë nëse Nice do t’i zvogëloj kërkesat e tyre prej 30 milionë euro për lojtarin apo Interi do të paguaj pikërisht këtë shifër. /Telegrafi/

Exit mobile version