Interi ka pasur një marrëveshje me Dalbertin, por duket se Nice nuk e ka ndërmend ta shesë atë.
23 vjeçari ishte njeriu kyç i les Aiglons duke u kualifikuar për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe po ashtu është cilësuar si zëvëndësues poetncial i Alex Sandros te Juventusi.
Sipas Nice-Matin, Dalbert është pajtuar për një kontartë pesëvjeçare me Nerazzurët, por me garancion se ai do të jetë startues në krahun e majtë.
Por, Nice ka refuzuar të shqyrtojë mundësinë e shitjes së tij dhe thuhet se lojtari ka miërkuptuar klubin francez.
Nëse Juventusi bën një ofertë zyrtare, ajo po ashtu pritet që të refuzohet, teksa Nice nuk ka nevjoë për para sepse është duke u fokusuar për të ndërtuar skuadër konkurruese për Ligue 1. /Telegrafi/