Site icon Telegrafi

Niang mes Torinos dhe Spartakut të Moskës

M’Baye Niang do të jetë i larguar i radhës nga skuadra e Milanit.

Sulmuesi francez si duket nuk është pjesë e planeve të trajnerit Vincenzo Montella.

Agjenti i lojtarit Mino Raiola është në bisedime me dy klube të njohura për transferimin e tij.

Fillimisht kampioni në fuqi i Rusisë, Spartaku i Moskës ishte favoritë për transferimin e lojtarit, por tani në skenë ka dalë edhe Torino.

Spartak ka ofruar 18 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësorë.

Ndërkohë Torino ka kërkuar huazimin e lojtarit për katër milionë euro me drejtë blerje për 13 të tjera.

Tani klubi kuq e zi ka vendosur që ta lë në dorë të lojtarit zgjedhjen se ku do të vazhdoj karrierën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version