Torino janë shumë afër të nënshkruajnë me M’Baye Niang.
E gjitha kjo pasi lojtari ka refuzuar kalimin te Sampdoria.
Niang gjithashtu nuk ka pranuar kalimin te Spartaku i Moskës dhe duket se Torino është klubi që më në fund e ka zgjedhur.
Sipas Sky Sport Italia, Torino ka ofruar 15 milionë euro, ndërsa SportItalia thotë se oferta është 12 milionë euro, plus katër bonuse. Ndërsa Milani kërkon 15 milionë euro dhe tre në formë të bonuseve.
Pra, oferta dhe kërkesa janë shumë afër të përputhen.
Gjithashtu, Torino është gati të zyrtarizojë edhe Nicolas Burdisson, si lojtar i lirë. /Telegrafi/