Fansja më e madhe e Lionel Messit, Suzy Cortez, ka reaguar menjëherë që ta ngushëllojë superyllin argjentinas.
Barcelona pësoi me rezultat 3-0 nga Juventusi në Ligën e Kampionëve dhe dikur femra me të pasmet më të mira ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka vënë në plan të parë pikërisht asetin e saj më të njohur.
Ajo ka veshur fanellën e Messit në pjesën e sipërme, ndërsa në pjesën e poshtme ka pak material në formën e brekëve të bardha.
“Të mërkurën (e ardhshme), ne do ta bëjmë ‘Remontadan’ (përmbysjen) e dytë në Camp Nou”, ka shkruar bukuroshja krahas fotografisë së publikuar.
Kujtojmë që Barcelona e kishte eliminuar Paris Saint-Germainin, edhe pse humbi me rezultat 4-0 në sfidën e parë. /Telegrafi/