Këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për rreziqet e mundshme të shqyrtimit të një armëpushimi dhe “ngrirjes” së luftës në Ukrainë.
Në një postim të fundit në Twitter, Mykhailo Podolyak shprehu shqetësimin se një skenar i tillë sipas disponimit aktual do të nënkuptonte fitoren e Rusisë dhe triumfin e Vladimir Putinit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Podolyak theksoi se e drejta ndërkombëtare mund të humbasë autoritetin e saj, duke i lënë vendin një “ligji të xhunglës” ku konfliktet bëhen mjete për qëllime politike.
Ai argumentoi se kjo mund të çojë në rritje të kaosit dhe konflikteve në mbarë botën.
Let's make this clear. Any scenario of a ceasefire and freezing of the war in Ukraine in the current disposition will mean only one thing – Russia's actual victory and Putin's personal triumph. International law will ultimately lose any force, and the "law of the jungle" will be…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) August 7, 2023
Për më tepër, Podolyak paralajmëroi se “ngrirja” e luftës nuk do të lehtësonte vuajtjet e popullit ukrainas.
Në vend të kësaj, ai sugjeroi se nëse Moska ruan kontrollin mbi një pjesë të Ukrainës dhe fiton një pauzë, ajo mund të përgatitet për një konflikt më intensiv në të ardhmen.
Kështu, ai pohoi se një Ukrainë e shkatërruar do të përballet me këtë raund të mundshëm të ardhshëm të luftimeve në një pozicion më të dobët nëse nuk ka një ndryshim në strategji. /Telegrafi/