Republika e Kosovës sot shënon trembëdhjetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë, e për nder të kësaj dite është ngritur flamuri shtetëror nga Garda Ceremoniale e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), në oborrin e Qeverisë.
Në këtë ceremoni morën pjesë ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Për nder të këtij përvjetori janë organizuar një sërë aktivitete nga institucionet e vendit./Telegrafi/