Duke marrë parasysh se njerëzit çdo ditë e më shumë po shtojnë peshë, nuk është çudi se humbja e peshës është një nga prioritetet më të popullarizuara të njerëzve.
Për humbje të peshës, duket se mëngjeset e mbushura me proteina mund t’ju ndihmojnë të qëndroni më të ngopur gjatë ditës, dhe rrjedhimisht të humbni peshë, transmeton Telegrafi.
Ngrënia e vezëve, mishrave dhe ushqimeve tjera me proteina ju ngopin më gjatë dhe e promovojnë djegien e dhjamit kur kombinohen me ushtrime të rregullta fizike.
Shkencëtarët rekomandojnë të hani mes 25 dhe 30 gramëve proteina për t’i gëzuar përfitimet maksimale. /Telegrafi/