Telegrafi

Ngjela: Politikanët shqiptarë në Maqedoni të korruptuar nga Rusia

Politikani dhe ish-funksionari nga Shqipëria, Spartak Ngjela, ka komentuar situatën politike në Maqedoni duke thënë se Maqedonia do të shpërbëhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gruevski, kryrministri i inkriminuar i Maqedonisë, është i pari kryeministër i korruptuar ballkanik që po kërkon të mbijetojë politikisht me anë të Rusisë.”

”Në fakt kjo është metoda e të gjithë banditëve në pushtet që i ndëshkon vendosja e një shteti të drejtë demokratik. Edhe Meta në Kine shkoi, për t’i shpëtuar ndëshkimit për vjedhjet masive që ka bërë në Shqipëri. Na bëri për të qeshur, neve, por edhe amerikanët.”

Po shqiptarët çdo bëjnë në Maqedoni? Kancelarja gjermane, Merkel, që po viziton Ballkanin, nuk pranoi të shkojë në Shkup. Po liderët shqiptarë të Maqedonisë? Edhe ata të korruptuar janë. Po shqiptarët e Maqedonisë? Ata po presin shpërbërjen e Maqedonisë. Dhe shenjat janë që ajo do te vijë, duan apo nuk duan ruset e Putinit.”, shkruan Spartak Ngjela./Telegrafi/