Site icon Telegrafi

Ngjashmëria në stil e babait të Melanias dhe burrit të saj (Foto)

Ish-modelja Melania Trump, tashmë Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përshkruar veten e saj si një nënë e angazhuar dhe një mister i mbështjellë nga një enigmë.

E nëse themi se SHBA-të nuk kanë pasur kurrë më parë një udhëheqës si Donald Trump, të njëjtën gjë mund të themi edhe për bashkëshorten e tij.

Në një kontrast të thellë me bashkëshortin, Melania ka preferuar të mbajë një rol tejet privat dhe të rezervuar, që prej betimit të Trumpit si president. Por, kjo maturi e saj ka nxitur orekset për më shumë të dhëna nga jeta e saj private.

Amalija dhe Viktor Knavs (Getty)

Si për shembull, të shohim prindërit e saj që mbërritën për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë – transmeton Top Channel.

Sigurisht, nuk ju duket si diçka e rëndësishme, me përjashtim të faktit se sytë e të gjithë botës ishin mbi babanë Viktor dhe nënën Amalija Knavs, teksa ata zbrisnin nga “Air Force One”, e për një çast shumë njerëz mbetën të shokuar nga pamja e babait të Melanias, Viktor.

Amalija dhe Viktor Knavs u takuan në vitin 1966 (Facebook)

Pamja e tij dukej disi familjare: me kravatën e kuqe, me xhaketën blu, sigurisht një njeri në moshë, për të shkuar deri edhe te trupi. Bashkimi i të gjitha këtyre detajeve sjell ndërmend diçka befasuese: ngjashmëria e babait të Melanias pikërisht me bashkëshortin Donald.

Lexo po ashtu Më në fund, Melania vendoset në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Natyrshëm, njerëzit mund të flasin shumë mbi ngjashmëritë, por çfarë dinë ata mbi Viktor Knavs?

Ngjashmëria në stil e Viktorit dhe Trumpit

Dikur me teserën e Partisë Komuniste, Viktor ka punuar si një shitës makinash në vendlindjen e tij, Slloveni. Ai u takua me bashkëshorten e tij, Amalija, një modeliste në një fabrikë veshjesh për fëmijë, në vitin 1966. Pasi u martua me të, familja thuhet të ketë jetuar në gjendje të mirë.

Sa i përket ngjashmërisë mes babait të saj dhe burrit, vet Melania ishte shprehur dikur për GQ se “që të dy ata punojnë shumë, janë shumë të zgjuar dhe tepër të aftë”.

“Ata janë rritur në ambiente totalisht të ndryshme, por kanë të njëjtat vlera, të njëjtat tradita. Edhe unë vet jam e ngjashme me bashkëshortin tim, më kuptoni çfarë dua të them? I tillë është edhe babai im, një njeri familjar, me tradita dhe me zell të madh për të punuar. I tillë është edhe bashkëshorti im”.

E megjithatë, flokët nuk i kanë njësoj…

Exit mobile version