Një rast i rëndë abuzimi seksual me të mitur është raportuar në Maliq, ku viktimë është një 16-vjeçare.
Dyshohet se ajo është përdhunuar prej disa muajsh nga një 26-vjeçar dhe një 41-vjeçar të cilët kanë rënë të dy në pranga. Ngjarja fillimisht është zbuluar pas denoncimit që nëna e vajzës ka bërë në polici, e më pas vajza e ka pranuar në dëshminë e saj.
Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. /Telegrafi/