Telegrafi

Ngecin negociatat për rinovim, United kërkon zëvëndësimin e De Geas

Jan Oblak është zgjedhja e parë për portën e Manchester United.

Kjo pasi që sipas Metro, United ka bërë përgatitjet e duhura nëse De Gea refuzon rinovimin.

Besohet se spanjolli dëshiron t’i afrohet pagës prej 400 mijë funte në javë që e ka Alexis Sanchez.

Por, United nuk dëshiron që të paguajë shuma të tilla dhe ka tashmë zëvëndësimin pasi negociatat për kontratë kanë ngecur.

Me 116 porta të pa prekura në 202 ndeshje, Oblak gëzon respektin si një prej portierëve me statistikat më të mira në botë.

Ndërkaq, David de Gea konsiderohet si alternativë për transferim të Real Madridit. /Telegrafi/