Site icon Telegrafi

Ngecë rinovimi Dybala-Juventus, ky klub i ofron 15 milionë euro argjentinasit

Paulo Dybala është duke kërkuar rritje page pasi Juventusi bleu Gonzalo Higuainin dhe e shndërroi në lojtarin më të paguar në Serie A.

Kjo ka bërë që shumë lojtarë të kërkojën rritje dhe njëri ndër ta është edhe Paulo Dybala që bisedimet mes tij dhe klubit kanë ngecur.

Argjentinasi, për momentin, përfiton 3.2 milionë euro në sezon dhe me rinovimin e kërkuar pretendon të paktën 7 milionë euro.

Në këtë pikë, Juventusi ka stopuar pasi është e gatshme që t’ia dërgojë pagën vjetore deri në 5.5-6 milionë euro.

Gonzalo Higuain është futbollisti më i paguar te Juventusi, pasi përfiton 7.5 milionë euro në vit. Argjentinasin e ndjekin Manzukic (4.5 mln euro), Khedira (4.5 mln euro), Marchisio (4 mln euro), Buffon (4 milionë euro) dhe Alex Sandro (3.6 milionë euro).

Lexo po ashtu Juventusi mbështet Gallianin për president të Serie A

Në këtë listë nuk ndodhet Leonardo Bonucci, i cili pritet që të paguhet me rreth 5.5 milionë euro në vit pas rinovimit që do të bëjë.

Real Madridi është duke e vëzhguar situatën e lojtarit argjentinas dhe është gati që ta paguajë me rreth 15 milionë euro në sezon.

Klubi madrilen do që ta mund me çdo kusht konkurrencën e Barcelonës e Bayernit.  /Telegrafi/

Exit mobile version