Telegrafi

Ngatërruan Bukureshtin me Budapestin, dyshja përfunduan në Rumani në vend të Hungarisë

Ngatërruan Bukureshtin me Budapestin, dyshja përfunduan në Rumani në vend të Hungarisë

Udhëtimi për në Hungari për dy miq doli të jetë paksa më ndryshe, pasi shkuan 500 milje më larg destinacionit të planifikuar.

Gjithqka ndodhi kur Sophie Alice dhe miku i saj Ben Kennedy, i cili tentoi ta befasojë me një udhëtim në Budapest të Hungarisë, aksidentalisht blenë gabimisht biletat për në Bukuresht të Rumanisë, transmeton Telegrafi.

Dysha e kuptuan se kishin gabuar derisa po prisnin para aeroplanit, pranë shenjës që shkruante “Bukuresht” kryeqyteti i Rumanisë të cilin e kishin ngatërruar me Budapestin, kryeqytetin e Hungarisë.

“Kur mendoni se keni rezervuar fluturimin për në Budapest”, ka shkruar Alice në TikTok, duke bërë që pamjet e saj të bëhen virale.

Mjaftoi ky gabim që ajo bërë bëhet temë diskutimi mes përdoruesve, që thoshin se është më fat që nuk e ka ngatërruar Austrinë me Australinë. /Telegrafi/

@sophealice They sound similar right 😂 #budapest #bucharest #romania #ryanair #airport #travel #bestfriends #viral #fyp #fypシ #surprisingyourbff ♬ original sound – Cosmic Sporting Dogs