Site icon Telegrafi

Ngarkesa e parë ujore me ndihma humanitare arrin në brigjet detare të Gazës

Ngarkesa e parë me ndihma humanitare është shkarkuar në brigjet detare të Gazës.

Bëhet e ditur se prapa këtij misioni qëndron organizata bamirëse amerikane, World Central Kitchen, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ngarkesa përfshinë 200 ton ushqime të nevojshme për Gazën, si fasule, miell, vaj, kripë, oriz, misër, dhe hurma, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Për mungesën e ndihmave ushqimore deri më tash agjencitë e ndihmës e kanë akuzuar Izraelin, akuzë kjo e cila është mohuar nga zyrtarët izraelit.

Lexo po ashtu Të paktën 29 palestinezë të vdekur gjatë pritjes për ndihma, thotë Hamasi

Kjo dërgesë shënon fillimin e një prove për të parë nëse rruga detare do të jetë më efektive se dërgesat ajrore dhe tokësore, dhe vjen pasi agjencitë kanë paralajmëruar se asnjë metodë tjetër nuk është aq efektive sa shpërndarja nga toka.

Megjithatë, ka pak detaje se si do të funksionojë shpërndarja e ndihmave me OKB-në që ka përshkruar pengesa të mëdha për furnizime.

Nëse ky mision detar konsiderohet i suksesshëm, anije të tjera ndihmash ka të ngjarë të pasojnë si pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të dërguar më shumë ndihma në Gazë.

Ndryshe, pjesa më e madhe e Rripit të Gazës është shkatërruar gjatë operacioneve ushtarake izraelite që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor të vitit 2023.

Që atëherë, janë vrarë më shumë se 31,400 palestinezë sipas Ministrisë së Shëndetësisë e cila drejtohet nga Hamasi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version