Telegrafi

Ngacmoi stjuardesat dhe sulmoi dy pasagjerë, ata e lidhën me shirit ngjitës në ulësen e aeroplanit – policia e arrestoi në aeroportin e Miamit

Një pasagjer “agresiv” i aviokompanisë Frontier Airlines, ka detyruar pasagjerët e tjerë dhe anëtarët e ekuipazhit ta lidhin për ulëse me shirit ngjitës, pasi filloi të sulmoi dy pasagjerë dhe të ngacmoj stjuardesat.

Siç mund të shihet në videon amatore, Maxwell Berry, 22-vjeç, është lidhur me shirit ngjitës në ulësen e aeroplanit të Frontier që po udhëtonte nga Philadelphia për në Miami, ku pas aterimit u arrestua nga policia që po e pritshin në pistë, transmeton Telegrafi.

Gjithçka filloi kur Berry porositi dy pije, e të tretën ia derdhi një stjuardeseje, e cila reagoi menjëherë duke i thënë: “mos me prek”.

Aty eskaloi situata dhe u detyruan pasagjerët e tjerë të ndërhyjnë të cilët gjithashtu i sulmoi – por kur ata bashkuan forcat, e lidhën me shirit ngjitës në ulëse. /Telegrafi/