Site icon Telegrafi

Ngacmoi seksualisht të miturën në Fushë Kosovë, rrahet nga babai i saj dhe më pas arrestohen dy të dyshuarit

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se e ka ngacmuar të miturën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00, në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se i dyshuari më pas është sulmuar fizikisht nga babai i viktimës.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe dyshohet se e ka ngacmuar viktimën femër kosovare- e mitur. I dyshuari me pas është sulmuar fizikisht nga babai i viktimës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version