Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Sipas policisë mësohet se është arrestuar shtetasi G.A. 47 vjeç banues në Shijak, pasi një 17-vjeçare ka thënë në polici se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Ndërkaq vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 47 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/