Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 16:30, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. /Telegrafi/