Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka ngacmuar në vazhdimësi një femër.
Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e shtunë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai në vazhdimësi vazhdon ta ngacmoj viktimën femër kosovare, kundër dëshirës së saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Telegrafi/