Site icon Telegrafi

Nga zero në hero – gaboi në golin e Bilbaos, por Maguire e dhuroi asistin në barazimin e Unitedit

(Foto: Corbis/Getty)

Harry Maguire ka bërë një tjetër gabim në ndeshjet përgatitore të Manchester Unitedit, gjatë takimit të të dielës kundër Athletic Bilbaos.

Në sfidën e zhvilluar në Dublin, Djajtë e Kuq e përmbyllën fazën përgatitore me një barazim (1-1) ndaj skuadrës spanjolle.

Edhe pse Unitedi pati paraqitje të mirë në fraksionin e parë, ishin kundërshtarët ata që realizuan të parët falë një tjetër gabimi nga mbrojtësi anglez.

Maguire e humbi topin rreth 23 metra larg zonës duke i lejuar Nico Williamsit që të shkonte drejt portës dhe ta mposhtte Tom Heatonin. Nga ky moment, gjërat u përkeqësuan për qendërmbrojtësin, pasi tifozët në Aviva Stadium nisën ta fishkëllenin në çdo prekje.

Lexo po ashtu Onanas i ikën 'truri' menjëherë me Harry Maguiren, portieri shpërthen ndaj mbrojtësit anglez pas një gabimi skandaloz 

Megjithatë, në minutat shtesë, ish-kapiteni i Unitedit ia doli ta përmirësonte disi veten duke asistuar me koke drejt Facundo Pellistrit, i cili e shënoi golin e barazimit. /Telegrafi/

Exit mobile version