Driton Kuka ka bërë të ditur se në Kroaci janë vizituar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Derisa kampi i xhudos së Kosovës po qëndron në Zagreb për turneun ‘European Open’, janë takuar edhe me ministrin.
Trajneri i sportit më të ndritur në vendin tonë ka bërë të ditur se në një të ardhme të afërt, xhudistët elitarë do t’i bashkohen ushtrisë së Kosovës.
Më poshtë keni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të bërë nga Kuka në profilin e tij në Facebook:
E ndërkohë ekipin tonë e vizitoj Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj!
Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci Ministri gjeti kohë të vizitoj ekipin tonë atje!
Së shpejti Xhudistët Elitarë sipas modeleve të shumë shteteve do jenë pjesë e forcave Elitare të ushtrisë sonë,në forma dhe modele si shteti Kroat apo ndonjë model tjetër!
Kosova mbi të gjitha… /Telegrafi/