Telegrafi

Nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari: Luizi e ka pasur ëndërr të luante me mua

Foto: Screenshot/YouTube

Emisioni “Më lër të flas” nisi sonte (e premte) me një lidhje live nga Korça, aty ka janë duke u bërë xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Romeo dhe Donald Veshaj kanë ndërprerë për pak xhirimet, ku në tavolinë janë parë bashkë protagonistët: Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Bashkë me ta shfaqen edhe aktorë të tjerë: Zamira Kita dhe Ndriçim Xhepa.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa po flisnin me vëllezërit Veshaj, Olta tha me shaka se është realizuar ëndrra e Luizit që të luajnë bashkë.

“Është realizuar ëndrra e Luizit që të luajmë bashkë”, u shpreh aktorja shqiptare.

Lexo po ashtu "Në kuadër të dashurisë" do ta ketë premierën në tetor

Kjo pasi ata të dy kanë qenë ndër rivalët më të mëdhenj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/YouTube

“Në kuadër të dashurisë” theksojmë që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Në film janë të përfshirë edhe Sara Kolami, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Megi Pojani, Olta Daku etj. /Telegrafi/