Emisioni “Më lër të flas” nisi sonte (e premte) me një lidhje live nga Korça, aty ka janë duke u bërë xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Romeo dhe Donald Veshaj kanë ndërprerë për pak xhirimet, ku në tavolinë janë parë bashkë protagonistët: Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Bashkë me ta shfaqen edhe aktorë të tjerë: Zamira Kita dhe Ndriçim Xhepa.
Teksa po flisnin me vëllezërit Veshaj, Olta tha me shaka se është realizuar ëndrra e Luizit që të luajnë bashkë.
“Është realizuar ëndrra e Luizit që të luajmë bashkë”, u shpreh aktorja shqiptare.
Kjo pasi ata të dy kanë qenë ndër rivalët më të mëdhenj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
“Në kuadër të dashurisë” theksojmë që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Në film janë të përfshirë edhe Sara Kolami, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Megi Pojani, Olta Daku etj. /Telegrafi/