Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka uruar të gjithë shqiptarët kudo në botë.
Begaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dita e flamurit, si simboli më përfaqësues e më për bashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë.
“Nga Vlora, uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe kudo në botë: Gëzuar Festën e Pavarësisë!
Dita e Flamurit, si simboli më përfaqësues e më për bashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë.
Sot jemi shtet i pavarur në saj të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë në emër të dashurisë për atdheun dhe kombin, në emër të dashurisë për këtë flamur, në emër të lirisë”, ka shkruar Begaj. /Telegrafi/