Kupa e Botës “Katar 2022” pritet të jetë një ngjarje e madhe edhe për disa nga futbollistët që do të debutojnë dhe janë gati të tregojnë vlerat e tyre.
Me garën më prestigjioze ndërkombëtare të futbollit në botë tani vetëm disa javë larg, emocionet po shtohen ndërsa njoftimet e skuadrave vazhdojnë të përhapen.
Në këtë Kupë të Botës që do të mbahet në Katar do të jenë shumë yje të konfirmuar që pritet të shkëlqejnë, por do të ketë edhe talent të rinj që janë gati për ta thënë fjalën e tyre.
Faqja sportive Goal.com ka publikuar një formacion apo 11-she të përbërë tërësisht nga lojtarë të moshës nën 23 vjeç, të cilët nuk kanë luajtur ende në një Kupë të Botës dhe janë gati të shkëlqejnë.
Nga Jude Bellingham te William Saliba, Vinicius Junior te Darwin Nunez, këta janë të disa nga emrat e lojtarëve që kanë zënë vend në formacion.
Më poshtë keni emrat e të gjithë lojtarëve dhe përzgjedhja lë shumë pak vend për kritika, pasi janë zgjedhur thuajse më të mirët.
Portier: Diogo Costa – Portugali
Mbrojtës i djathtë: Sergino Dest – SHBA
Qendërmbrojtës: William Saliba – Francë
Qendërmbrojtës: Josko Gvardiol – Kroaci
Mbrojtës i majtë: Alphonso Davies – Kanada
Mesfushori defensivë: Aurelien Tchouameni – Francë
Mesfushor qendror: Jude Bellingham – Angli
Mesfushor qendror: Pedri – Spanjë
Sulmues i djathtë: Bukayo Saka – Angli
Sulmues i majtë: Vinicius Junior – Brazil
Qendërsulmues: Darwin Nunez – Uruguai
Formacioni i debutuesve të Kupës së Botës
/Telegrafi/