Telegrafi

Nga tetori deri në dhjetor lufta në Ukrainë – ndryshimet kryesore në vijën e parë të frontit

Tani në vijën e parë, ne hedhim një vështrim në ndryshimet kryesore në fushën e betejës në dy muajt e fundit.

Hartat e Sky News që detajojnë situatën në terren tregojnë ndryshime në qytetet kryesore dhe përparime nga kundërofensiva e Ukrainës.

Harta e parë tregon përparimet ruse në Ukrainën jugore rreth Khersonit dhe gjithashtu në veri të rajonit të Donetskut.

Moska ende mbante qytetin Kherson, të cilin e pushtoi në fazat e hershme të luftës, por fotografia shpejt ndryshoi, transmeton Telegrafi.

Tani kemi kaluar dy muaj dhe gjërat me të vërtetë kanë ndryshuar.

Siç mund ta shihni, Ukraina rimori kontrollin e Khersonit në fillim të nëntorit, duke shënuar një pengesë të konsiderueshme për Rusinë.

Rajoni i Khersonit është strategjikisht shumë i rëndësishëm për Rusinë pasi kontrollon të vetmen rrugë tokësore për në gadishullin e Krimesë që Rusia e kapi në vitin 2014 dhe grykën e Dnipros, lumit 2200 km i gjatë që ndanë Ukrainën.

Ndërsa Kievi tani kontrollon qytetin, Rusia ka vazhduar ta bombardojë atë nga pozicionet e saj në anën e kundërt të lumit Dnipro. /Telegrafi/