Ministri rumun i Mbrojtjes, Angel Tilvar dhe ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, kanë hapur sot në Rumani qendrën për trajnimin e pilotëve ukrainas me aeroplanët luftarak amerikanë F-16.
Qendra për trajnim gjendet në bazën ajrore Borcea, 150 kilometra në lindje të Bukureshtit, transmeton Telegrafi.
Holanda për programin e trajnimit i ka ndarë 12 deri në 18 aeroplanë F-16. E në trajnim po marrin pjesë edhe pilotët rumunë.
Pesë aeroplanët e parë nga Holanda për trajnim kanë arritur javën e kaluar në Rumani. Trajnimi i pilotëve do të duhej të zgjaste gjashtë muaj.
Megjithatë ende nuk është e qartë se kur ushtria ukrainase do të mund të përdorë këto fluturake në luftë.
Rumania aktualisht posedon 17 aeroplanë F-16 që i bleu nga Portugalia dhe presin të modernizohen.
Bukureshti gjithashtu ka blerë edhe 32 aeroplanë F-16 nga Norvegjia. Tetë të parët do të duhej të dorëzoheshin nga Oslo këtë vit. /Telegrafi/
In Romania, in the city of Făteşti, 100 kilometers from Bucharest, a training center for F-16 pilots is being opened at an air base to train Ukrainians.
The opening ceremony will be attended by Romanian Defense Minister @AngelTilvar and Dutch Defense Minister Kajsa Ollongren… pic.twitter.com/7TF2qbN3R2
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 13, 2023