Vera është ndërprerë në disa pjesë malore të SHBA-ve, ku temperaturat që kishin arritur në mbi 32 gradë Celsius kanë rënë në minus brenda 24 orëve, e erërat e ftohta nga Kanadaja sollën borë dhe stuhi në disa shtete.
Erërat e forta kanë shkulur me rrënjë pemët, e ortekët e borës që kanë mbuluar dhjetëra rrugë, ka bërë që mijëra banorë dhe kompani të ngujohen dhe të mbesin edhe pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.
Por temperaturat e ulëta janë duke ndihmuar në fikjen e zjarreve në Colorado dhe Montana, ku qytetarët janë rrethuar nga vatrat e zjarrit dhe janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
E temperaturat ekstreme të larta dhe ajri i nxehtë kanë goditur gjatë vikendit Kaliforninë dhe pjesë të Paqësorit në veriperëndim. Në anën tjetër, borë ka rënë në Colorado, Montana dhe Wyoming. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Yn38Ey6y-vs&feature=emb_title