Site icon Telegrafi

Nga sulmi rus në stacionin e trenave në Chaplyne të Ukrainës, humbin jetën 25 civilë – në mesin e tyre edhe dy fëmijë

Sky Security dhe korrespondentja e mbrojtjes, Deborah Haynes janë në Odesa në jug të brigjeve të Ukrainës, dhe po raportojnë për më të rejat sa i përket sulmeve të djeshme në Chaplyne në lindje të Ukrainës.

Ajo thotë se “kanë ndodhur një sërë sulmesh” nga ushtria ruse përreth kësaj qyteze, transmeton Telegrafi.

“Një raketë goditi shtëpinë, ku si pasojë humbi jetën një fëmijë, e një sulm tjetër ndodhi në stacionin e trenave – ku një tren u hodh në erë”, tha Haynes.

Lexo po ashtu Sulmi me raketë në një stacion treni të Ukrainës vret 22 persona

Në anën tjetër, zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi në tren ka shkuar në 25, përfshirë këtu dy fëmijë.

Ndërkaq numri i të plagosurve është mbi 30, që e bën një prej sulmeve më të rënda të ushtrisë  ruse të realizuar javëve të fundit.

Madje sipas ekspertëve të sigurisë, kjo luftë nuk po jep indikacione se do të marrë fund së shpejti. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version