Sipas të dhënave të Policisë Nacionale të Ukrainës, 20 persona kanë humbur jetë si pasojë e bombardimit rus në Vinnytsia.
Ndihmë në spital kanë kërkuar rreth 90 persona që janë plagosur, ku 50 prej tyre janë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu agjencia ukrainase e lajmeve Netxa, ka bërë të ditur se në sulm është vrarë edhe një fëmijë njëvjeçar që në momentin e sulmit gjendej në karrocë dhe pranë kishte të ëmën që gjithashtu humbi jetën.
According to #Ukrainian MP @GoncharenkoUa, #Russian invaders hit a shopping mall in #Vinnytsia.
Advisor to the Minister of Internal Affairs of Ukraine Anton Gerashchenko published a video from the scene of the tragedy. pic.twitter.com/64DtybXY6O
— NEXTA (@nexta_tv) July 14, 2022
Fotografitë rrëqethëse tregojnë kufomën e foshnjës pranë karrocës, si dhe këmbën e të ëmës që është këputur si pasojë e shpërthimit.
Kujtojmë që tri raketa ruse kanë rënë në një zonë të banuar në qytetin ukrainas Vinnytsia, ku si pasojë humbën jetën 20 persona përfshirë edhe fëmijën njëvjeçar.
According to the National Police of #Ukraine 12 people died as the result of the shelling in #Vinnytsia. About 90 victims turned to medical institutions for help, about fifty of them are in serious condition. pic.twitter.com/2YKkAM9p2g
— NEXTA (@nexta_tv) July 14, 2022
E kreu i Policisë Nacionale, Ihor Klimenko duke u thirrur në informacionet preliminare, ka thënë se blloku i ndërtesave kolektive ka pësuar goditje direkte, dhe se janë dëmtuar edhe disa tjera që gjendeshin afër – duke shkaktuar zjarr të madh.
The mother died along with her child. pic.twitter.com/TeS2F5IfZh
— NEXTA (@nexta_tv) July 14, 2022
Vinnytsia gjendet rreth 200 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, dhe është larg vijave të frontit në jug dhe lindje të vendit. /Telegrafi/