Autoritet ukrainase kanë njoftuar se 47 persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse, të mërkurën mbi qytetin Chernihiv.
Ekipet e shpëtimit janë detyruar të anulojnë përkohësisht operacionin e kërkim-shpëtimit, për shkak të granatimeve të vazhdueshme ruse, transmeton Telegrafi.
Që nga fillimi i invazionit rus, në këtë rajon kanë humbur jetën 148 persona, shumica prej tyre civilë.
Ky qytet që numëron 300 mijë banorë, gjendet në veri të Ukrainës dhe është shumë pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë. /Telegrafi/