Telegrafi

“Nga stërvitja e mëngjesit në ndeshjen e mbrëmjes”, Feyenoord vjen me një video të bukur para takimit me Dritën

Klubi holandez, Feyenoord ka publikuar një video të bukur dhe interesante para ndeshjes së sotme (e enjte) me Dritën në kuadër të Ligës së Konferencës.

Drita është nikoqire e gjigantit holandez në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ky takim pritet të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lexo po ashtu Drita pret sot Feyenoordin në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës

Holandezët e Feyenoordit si duket kanë mbetur të impresionuar nga udhëtimi i tyre në Kosovës apo më saktë në Prishtinë.

Është vet faqja e klubit holandez që ka publikuar një video interesante nga aktiviteti i paradites.

“Nga stërvitjet e mëngjesit në ndeshjen e mbrëmjes. Stadiumi Fadil Vokrri”, shkruan në videon e publikuar.

Në video shihet atmosfera pozitive e ekipit para ndeshjes me Dritën, ndërsa si duket edhe stadiumi iu ka pëlqyer shumë. /Telegrafi/