Nga sot 14 janar Serbia heq testin e detyrueshëm PCR për Maqedoninë 14. Këtë e ka konfirmuar kryeministrja serbe Ana Brnabiq në një bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev.
“Kryeministrja Ana Brnabiq e informoi Kryeministrin Zaev se nga e enjtja, 14 janar, Republika e Serbisë do të shfuqizojë testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në Serbi të shtetasve të Maqedonisë”, thuhej në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.