Telegrafi

Nga sot në shitje biletat për koncertin e Dua Lipas në Prishtinë

Biletat për koncertin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në Prishtinë, nga sot zyrtarisht janë në shitje në të gjithë Kosovën.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, me qëllim që të gjithë adhuruesit e saj të kenë mundësi të blejnë biletat.

Lexo po ashtu Kush është Dua Lipa? Ja biografia e saj...

Dua Lipa, përmes një postimi në rrjetin social kishte falënderuar organizatorët e koncertit, pasi paratë e fituara nga shitja e biletave do t’i dorëzohen një fondacioni për bamirësi që është krijuar nga veta këngëtarja.

Dua Lipa pritet të vijë në Kosovë më 7 gusht, ndërsa koncerti do të mbahet më 9 gusht në Parkun e Gërmisë.