Rita Ora ka vazhduar me publikimin e fotografive verore, në të cilat ka pozuar me kostum larjeje.
Shqiptarja me famë botërore është duke e shijuar në maksimum motin e mirë duke realizuar sete të ndryshme fotografike, qoftë për reklama të ndryshme apo për fansat e saj.
Disa prej fotografive ajo i ndan me dhjetëra miliona ndjekës që i ka në rrjetet sociale.
Këto ditë, Rita ka qëndruar në Nice të Francës, ku i ka bërë disa fotografi.
“Nga Coachella drejt në paqe dhe po në punë, por akoma është qetë!”, ka shkruar Rita në përshkrim.
Ditë më parë, Ora i befasoi fansat kur u paraqit si mysafire e paparalajmëruar në Festivalin prestigjioz, Coachella.
E veshur me kostum të zi, i cili ekspozonte pjesë të trupit të këngëtares, në këtë eveniment ajo interpretoi këngën “It Ain’t Me”, një bashkëpunim i Kygos me yllin amerikan, Selena Gomez. /Telegrafi/